Serbët s'i dëgjuan thirrjet e tij, Kurti paralajmëron konferencën për medie për situatën në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë ku do të paraqitet para gazetarëve.
Këtë ai e tregoi në Samitin e parë rajonal për mbrojtje nga diskriminimi racor pas pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën në veri, mirëpo nuk bëri të ditur orën.
“Sot do të mbaj konferencë për medie,” - është shprehur kryeministri i vendit.
Kurti dy ditë më parë iu bëri thirrje serbëve të vendit që të mos braktisnin institucionet, një veprim të cilin tashmë ata po e bëjnë.
