Senatori Murphy për zhvillimet në veri: Disa nga hapat e ndërmarrë kanë qenë provokuese dhe të panevojshme
Gjatë diskutimit në "Atlantic Council" me Ilva Taren, Senatori amerikan Chris Murphy ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi dhe ka ngritur çështjen e nevojës për veprime të menjëhershme për të garantuar stabilitetin.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për disa hapa provokues dhe të panevojshëm të ndërmarrë në veri të Kosovës gjatë 30 ditëve të fundit.
Ai gjithashtu ka theksuar se ka një rritje në marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe marrëdhëniet e sigurisë, pasi Serbia po kontribuon më shumë në ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“E vetmja pikë që kam theksuar është se Shtetet e Bashkuara kanë një prani të madhe ushtarake brenda Kosovës. Ne jemi krenarë për atë prani, ne kemi një marrëdhënie ekonomike në rritje me Serbinë dhe marrëdhëniet në rritje të sigurisë me Serbinë pasi Serbia po bën më shumë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Mesazhi im është shumë i thjeshtë, zona ime elektorale nuk do të ishin të gatshëm të dërgonin para në rajon, nëse s’do t’i shihni liderët që të marrin hapa të nevojshëm për të mbajtur paqen”, ka deklaruar Murphy.
“Mendoj se disa nga hapat që janë ndërmarrë në veri të Kosovës gjatë 30 ditëve të fundit kanë qenë provokuese dhe të panevojshme dhe mesazhi im për të dy liderët është se dua një raport më të thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara me Kosovën, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse të dy udhëheqësit ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rikthyer normalizimin në rrugën e duhur”, ka thënë Murphy.