Sëmuret norvegjezi që dokumentoi krimet serbe në Kosovë, tregon si i ndihmuan në aerportin e Prishtinës
Dokumentuesi i krimeve të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë, Josef Martinsen i cili po qëndronte për një kohë në Kosovë ka bërë të ditur se po përballet me disa probleme shëndetësore.
Martinsen ka rrëfyer për ndihmën që iu dha nga miqtë e tij në Kosovë, në mënyrë që tëudhëtonte drejt Norvegjisë pasi nuk ishte në gjendje të mirë.
“Përshëndetje, miq dhe familjarë, ja një tregim për të qeshur. Të shtunën më 23 prill të 2023, herët në mëngjes dërgova një mesazh dhe thas që isha sëmurë, mbase nuk po mendoja kthjellët por isha në dijeni që diçka s’ishte mirë me mua. Mesazhi rezultoi në një biletë fluturimi nga Tina mbesa ime në fluturimin e parë e të hënës mbrëma, mikja ime nga Kosova, Cheryl Johnson në Afrikë të Jugut pa mesazhin tim dhe thirri mikun e saj Bujar Gusharin i cili mban një punë menaxheriale në aeroportin e Prishtinës dhe i tha se duhet të kaloj shpejt e shpejt përmes kontrollit të trafikut pasi isha sëmurë. Kur u takuam për të kaluar, Bujar Gashi ishte gati dhe më udhëzoi përmes kontrollit shpejt.” – ka shkruar ai në Facebook.
Martinsen ka treguar se gjendja shëndetësore e tij nuk është shumë e mirë aktualisht, pasi që po përballet me rrahje të zemrës të parregullta, probleme me shpinë që mund t’ia paralizojën të dyja këmbët dhe me ecje të paqëndrueshme.
“Gjendja ime shëndetësore nuk është shumë e mirë për momentin dhe tash po ekzaminohem në Spitalin e Norvegjisë për simptoma të Tia-s, për zemër të parregulltë, një problem me shpinën që paralizon të dyja këmbët dhe me ecje të paqëndrueshme. Falënderoj të gjithë që më ndihmuan të shkoj në shtëpi, Ridvan Pakashtica më voziti deri në aeroport. Kompania e sigurimeve IF më mbuloi biletën kthyese të aeroplanit. Kur koka të më kthjellet, do të kthehem me një mesazh nga ligjërata ime në Akademinë e Kosovës.” – u shpreh ai.
Vlen të theksohet se autori i librit “Puset e Vdekjes” ishte para disa javësh i ftuar në Intervistën e Buzhëls.
Ai ka treguar se ka kontaktuar me Haradinajn në kohën e qeverisë së tij, mirëpo ky i fundit nuk ka dashur të blejë librin, por ka dashur ta marrë falas.
“I donin librat, por s’donin të paguanin,”- tha ai.
Më pas, i pyetur nga Buzhala, nëse ka tentuar të kontaktojë me qeverinë e tanishme në lidhje me librin e tij dhe dokumentimet që janë aty për krimet serbe, Martinsen thotë se ka provuar të flasë me njerëz të afërt të kryeministrit por ata zakonisht i janë shmangur.
“Jam duke punuar, kam shumë punë dhe s’mund të ndihmoj. Kam mbetur i habitur, sepse është gruaja e kryeministrit, shpresoja se do të mund t’ia përmendte burrit të saj,”- shprehet Martinsen, teksa kujtoi përgjigjen e bashkëshortes së kryeministrit Kurti.