Selmanaj, Bislimit për "të pagjeturit": Ju dikush dyshoni në gjakun tuaj, unë s'ju kam faj - NACIONALE

Selmanaj, Bislimit për "të pagjeturit": Ju dikush dyshoni në gjakun tuaj, unë s'ju kam faj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është përplasur me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj për pranimin e Deklaratës për të pagjeturit në takimin e Kurti me Vuçiqin në Bruksel.

Fillimisht, Selmanaj ka thënë se Kosova i ka mundësuar Serbisë që të mos ketë përgjegjësi penale e jurdike.

Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së” – ka thënë Selmanaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ia kujtoi Selmanajt deklaratën e tij për të pagjeturit dhe punën e Qeverisë Hoti për këtë çështje.

Selmanaj reagoi ashpër ndaj tij dhe tha se tema për të pëgjeturit nuk konsumohet kurrë.

Kushdo që ka gjak shqiptari në organizimin e tij, tema për të pagjeturit kurrë nuk konsumohet, kurrë, a ju dikush që dyshoni në gjakun tuaj, nuk ju kam faj unë dhe këtë duhet ta dini”. – ka thënë ai

Lajme të ngjashme