Selmanaj prezanton shifrat e ikjes së qytetarëve: Kosova po zbrazet, shtëpitë po mbyllën
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka prezantuar shifrat të frikshme të ikjes së qytetarëve të Kosovës.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se Kosova po zbrazet.
“Fatkeqësisht një numër i madh i njerëzve nuk po projektojnë jetën në Kosovë, nuk po i projektojnë idealet e tyre në Kosovë. Fshatrat po zbrazen, shkollat po boshatisen, shtëpitë po mbyllen”, ka thënë ai, duke treguar shifrat e qytetarëve që kanë ikur nga Kosova.
“Vetëm në ambasadën gjermane gjatë vitit 2022, 105 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë. Në ambasadën zvicerane 38 mijë e 341 qytetarë kanë aplikuar për vizë dhe nga ta 34 mijë janë pajisur për vizë. Në vitin 2021, vetëm në ambasadën zvicerane kanë aplikuar 19 e 737 qytetarë, ndërkohë 17 mijë e 90 qytetarë janë pasur me vizë. Kjo qenka Qeveri e shpresës, kjo qenka qeveri që nxitë kurajën e njerëzve për të jetuar në Kosovës”, ka thënë Selmanaj.
Duke u bazuar në të dhënat e Ministri së Punëve të Brendshme, ai ka thënë se në dy vitet e fundit 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.