Selmanaj nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Martin Berishajt: Ka gënjyer në Komision Hetimor - NACIONALE

Selmanaj nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Martin Berishajt: Ka gënjyer në Komision Hetimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal nesër ndaj ambasadorit Martin Berishaj.

Këtë e ka bërë të ditur në seancën e Kuvendit, raporton Nacionale.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë. Ai ka gënjyer se kompania e tij është mbyllur në vitin 2021, atëherë çfarë ta pyes unë për vitin 2021 e 2022”, ka thënë Selmanaj.

“Ne kishim mandat për vitin 2021-2022. Madje, kur e kam pyetur për vitin 2022, deputeti Haliti ka thënë “zotëri ambasador, mos u përgjigj për gjëra jashtë mandatit”, ia bënte avokatin atij, duke u frikësuar se po i shpëton diçka, por atij nuk po i shpëton asgjë, ishte shumë i kthjellët në çdo gjë, edhe në qasje. Prandaj unë mendoj se është në interes të vendit që ai të hetohet për deklarim të rrejshëm”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme