Selmanaj kritikon Kollçakun: Folët si zëdhënëse e qeverisë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur në lidhje me Ligjin për Shëndetësi.
Ai ka qenë i ashpër me refuzimet që po ia bën Vetëvendosja nismave të opozitës.
“Parafolësja më shumë ishte si zëdhënëse e qeverisë, se për ligjin”, tha Selmanaj, raporton e qeverisë.
Selmanaj ka thënë se edhe opozita, nuk ka pse të jetë konstruktive më tutje.
“Rasti i mëparshëm dhe rasti tash, tregon qartë qëkjo shumicë parlamentare ka ndaj opozitës. Kjo nuk është demokratike fare. Nëse nuk keni vërejtje me përmbajtjen, e dilni lexoni pamflete politike, po e mbyni demokracinë, dhe mandatin e lirë të deputetit për nisma legjislative”, tha Selmanaj.
“Nëse nismën paraprake e refuzuan pas asnjë argument, dhe tash për së dyti fillon flet për programin e qeverisë e nuk flet për përmbajtjen e nismës legjislative. Dhe bën thirrje për të mos e votuar”, shtoi ai.
“Kjo do të thotë se asnjë inicativë të opozitës edhe nëse është më e mira, ta pranoni si të tillë. Konstruktiviteti i opozitës nuk ka fare kuptim. As të votojmë marrëveshje ndërkombëtare. As nisma të tjera. Ju po doni lojën e forcës”, përfundoi Driton Selmanaj.