Sekretari i jashtëm britanik pret që Kosova të formojë shpejt qeverinë: Është esenciale në këto momente sfiduese - NACIONALE

Sekretari i jashtëm britanik pret që Kosova të formojë shpejt qeverinë: Është esenciale në këto momente sfiduese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka thënë se shteti i tij pret që Kosova shumë shpejt të formojë qeverinë e re.

Sipas tij, formimi i qeverisë së re është esencial në këto rrethanat aktuale.

E mirëpres progresin pozitiv që keni arritur në procesin zgjedhor në shkurt dhe shpresoj që do të vazhdohet se shpejti për të formuar qeverinë e re që është esenciale në këto momente sfiduese”, ka thënë Lammy.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar kryediplomatin britanik për mbështetjen ndaj Kosovës.

Ai ka treguar se ka propozuar për lidhjen e një marrëveshje për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuara.

Kjo vizitë është një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të çmuara ndërmjet dy shteteve. Kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuara që do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë. Sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për bashkëpunimin në këto fusha. E vlerësoj faktin që e keni mirëpritur këtë bashkëpunim. Një temë e rëndësishme ishte edhe dialogu me Serbinë”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme