Sefte në jetë RTK pa paga, Gërvalla adresë mllefi e urrejte punëtorët që i udhëheq vet - NACIONALE

Sefte në jetë RTK pa paga, Gërvalla adresë mllefi e urrejte punëtorët që i udhëheq vet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Televizionit Publik Rilind Gërvalla, tash e sa kohë po ‘gërvallet’ për një siç e quan ai ‘debat’ që i duhet RTK-së. Gërvalljet e tij që na vijnë si postime facebook-u, mbeten përpjekje dëshpëruese me zero ndikim. Anipse udhëheqë me televizionin i cili si institucion ka diku 700 punëtorë, në ‘ftesat’ e tij për debat, ai ka marrë secilën herë injorimin si përgjigje. Lëre që s’ia doli ta shkaktoj debatin, për më tepër në postimet e tij ai mbledh një numër tejet të kufizuar të pëlqime, shumica nga ta familjarë ose mbështetës të Vetëvendosjes, e shumë pak, tepër pak punëtorë të RTK-së. Për ‘share’ a ‘koment’ debati mos të flasim. Herë një, herë hiç.

Megjithatë Gazeta Nacionale, e ka parë të rrugës t’ia jap hapsirën e nevojshme z.Gërvalla dhe ta bëjë pjesë të debatit, për aq sa kemi mundësi e fuqi në publik.

Drejtori ua rëndon gjendjen punëtorëve, përveç pa paga, i ofendon, zi e terr

Veç ai i mençur e i pavaruar të gjithë të tjerët grupacione politike ose të rekrotuar nga politika’, kjo pak a shumë është domethënia e postimit të tij.

Drejtori që kishte librezë partie. Dhe jo cilesdo parti, por të Vetëvendosjes që është në pushtet, e që ia la krejt punëtorët pa paga, ndër të tjera në postimin e tij thotë kështu, “Por, dua ta theksoj se nje grusht profesionistesh, sidomos ne prodhim, ka qendruar e do të qëndrojnë gjithmone ne RTK pa u perfshire ne keto lufterat per te rrembyer redaksite informative”. Pra, drejtori që nxorri lajm të rremë, duke e detyruar e gënjyer redaktorin e lajmeve, i cili më pas dha dorëheqje. Dorëheqjet vazhduan edhe në bord e edhe në menaxhment, krejt kjo pasi Rilind Gërvalla edhe sipas vendimeve të institucioneve përkatëse, Drejtori me librezë partie, ia bëri argatin partisë për t’i sulmuar mediat, duke rrezikuar jetën e kolegëve.

Një tjetër frazë nga postimi i tij i gjatë, i mbushur mllef e urrejtje, lidhet pikërisht me situatën e lajmit të rremë. Shumica e gazetarëve profesionist dhe figurave publike e eminente të RKT-së, pra që kanë njëfarë marrëdhënie me publikun, u distancuan kur Gërvalla vendosi t’a shes profesionin për t’ua bërë argatin partisë. Këtë situatë Rilind Gërvalla e sheh kështu, “.. tendencave të hapura të grupacioneve brenda RTK-së për t’u përfshirë në agjenda politike, sikurse ishte ajo e distancimit ndaj meje.”.

Pra, Gërvalla distancimin e shumicës së figurave që publiku i njeh e që punojnë në RTK, e sheh si distancim ndaj tij, anipse distancimi në fakt ishte me lajmin e rremë. E që koha u dha të drejt krejt profesionistëve që u distancuan. Sepse KPM e KMSHK e vërtetuan se lajmi ishte i rremë. Këtu Gërvalla na flet pikërisht si njeri politik, me mendësi militanti. E bëra unë, unë jam drejtori, të gjithë pas meje. Në botën demokratike, z.Gërvalla, profesionistët, njerëzit e lirë distancohen nga kjo mendësi.

Tutje...

Koha është që përgjegjësit e pushtetit të sotëm në detyrë të mos ikin me duar në xhepa, por ta gjejnë zgjidhjen që nuk përngjan në asnjë zgjidhje të mëparshme.” – kjo është lutja që në fund ia bënë Gërvalla ish-shefit të tij Albin Kurti e Ministrit në detyrë të financave Hekuran Murati. Ai përmend zgjidhje që ‘s’i përngjajnë” asnjë zgjidhje tjetër.

Kujtojmë se në një situatë të ngjashme financiare e shtetërore, në vitin 2021 ish-Kryeminsitri Avudllah Hoti kishte bërë zgjidhje për punëtorët e RTK-së.

Postimi i plotë, i mbushur me urrejtje e mllef i Gërvallës

Lajme të ngjashme