Seanca konstitutive, Hasani: Pas betimti të Albulena Haxhiut deputete ajo s’është më U.d Presidente - NACIONALE

Seanca konstitutive, Hasani: Pas betimti të Albulena Haxhiut deputete ajo s’është më U.d Presidente

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se pas betimit të Albulena Haxhiut si deputete, Kosova ka mbetur pa president.

“Republika e Kosovës aktualisht është pa President të Republikës”, deklaroi Hasani për Express, duke argumentuar se Albulena Haxhiu nuk është më ushtruese e detyrës.

Sipas tij, Kuvendi duhet të zgjedhë fillimisht presidentin dhe vetëm më pas të procedojë me formimin e Qeverisë.

Hasani u mbështet në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur se vendi duhet të respektojë rendin kushtetues.

Ai kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se Kushtetuta po interpretohet në mënyrë abuzive.

Lajme të ngjashme