“Seanca do t’ua prishte disponimin fëmijëve”: Arsyetimi për t’u 'zhgrehë në vaj' i Ardian Golës për mospjesëmarrje në seancë - NACIONALE

“Seanca do t’ua prishte disponimin fëmijëve”: Arsyetimi për t’u 'zhgrehë në vaj' i Ardian Golës për mospjesëmarrje në seancë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Golës si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim i ra barra e arsyetimit të mospjesëmarrjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për rrëmujën e krijuar me çështjen e librave, ku është hequr dorë nga praktika e kahershme dhe funskionale e furnizimit të shkollave me tekste, për t’ua kaluar një obligim ligjor të shtetit vetë prindërve si barrë për sigurim të librave për fëmijët e tyre.

Por, Kryetari Gola, pati “arsye” pse nuk morrën pjesë.

Kjo seancë e thirrur nga opozita, tha ai, “si pasojë do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor”. Por, edhe sepse duke qenë që opozita e “cilësoi abritrarisht si proces të dështuar” ai tha se “vetë pjesëmarrja jonë në një seancë ku cilësohet si dështim është përligje e dështimit dhe ne kemi refuzuar a prori që të marrin pjesë në këso seancash”.

Jo seanca të cilat vlerësohen përmes cilësimeve arbitrare dhe me pasojë prishjen e disponimit të fëmijve në një fillim të një viti të mbarë shkollor. Kështu që kjo është arsyeja që ne si GP kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë seancë”, tha Ardian Gola.

Sociollogu Gola, në tentim për të arsyetuar të pamundshmen – stërmundimin e prindërve për të blerë tekste, rradhët e gjata nëpër librari, endjet nga disa herë të prindërve për të gjetur libra që mungojnë, s’janë botuar, e dhjetëra probleme tjera – thotë se këto probleme kanë qenë edhe në të kaluarën. Po, po. Gola e thotë këtë.

Pak a shumë edhe sikurse vitet e kaluara kemi pasur vonesë në sigurimin e teksteve shkollore. Por, meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo për shkaqet të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën. Sepse është në vitet e kaluara kur ka pasur negocim të çmimit prap kemi pasur vonesa të teksteve”, tha deputeti.

Ne duhet të presim epilogun e kësaj. Si vendim ka ardhur pikërisht si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keqmenaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Të gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura, auditimet. Do të thotë që ne duhet të presim zhvillimin e këtij procesi deri në fund. Asgjë të pazakontë përveç një vendimi që synon me transformu një praktikë me plot të meta korruptive në të kaluarën, në një praktikë e cila mobilizon edhe prindërit përmes një subvencionimi që të blejnë tesktet e tyre”, tha mes tjerash ai.

Reagimet e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën që s’pati kuorum e përmbylli fjalën me “turp ju qoftë” , teksa shtoi edhe një numër pyetjesh për qeverinë kosovare dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo është e turpshme. Për më shumë edhe shkelje ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, këta kanë përgjegjësi edhe penale, në veçanti ministrja Nagavci”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së e pyeti Ministren e Arsimit se si bëhet që “duke u thirrur në emër të kursimit” të bëhet që një proces që do të kishte kushtuar dhe ishte ofertuar nga Shtëpitë Botuese me 4.8 milionë euro të shkojë e të kushtojë 12.8 milionë euro.

“E kanë shkel ligjin, e kanë trefishu koston e librave tu u thirr në kursime. Në vend se me ju kushtu 4.8 milionë, këto po i shpenzojnë 12 milionë”, u shpreh ai.

A ka kjo ministre interesa personal financiar, që prej 4.8 milionë euro duke jua dhane 12.5 milione euro, e me ua dhanë pikërisht atyre që i kritikonte kinse shtëpive botuese”.

A na tregon kjo ministre çfarë plani ka me kompenzu humbjen e madhe të orëve që e kanë shkaktuar tashmë. Qysh keni me trajtu pabarazinë fundamentale për herë të parë në Kosovë duke i bërë disa nxënësa me libra disa pa libra. Kush është duke aplikaur te e-Kosova? A janë krejt Kosovës apo edhe tjerë që sjanë hiç rezidentë. Turp ju qoftë!”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pyetu “nga kush po ikni” deputët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilin nuk shkuan fare në seancë.

Me 1 qershor këtë vit ministrja Nagavci ka thënë se nxënësit do t’i kenë librat, tash ndryshoi vendimi dhe nga klasa 6 deri 9, nxënësit t’i marrin librat e vjetër. Sot qeveria e 51% nuk është në Kuvend. Nuk e dimë prej kujt po ikni, në qoftë se e keni me të drejtë, atëherë pse sot nuk i keni deputetët e mazhorancës në Kuvend të përballen me kritikat tona”, ka thënë Bajrami.

Sot pamja në Kuvendin e Kosovës tregon se ku është qeveria e majit. Dikur, më 1 shtator nxënësit i gjetën librat mbi banka. Këtë vit, kjo qeveri dështoi, dhe u tha prindërve që meqenëse nuk po mund të përballojmë ne koston, përballuni ju me të”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlametar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e nisi me pyetjen e thjeshtë që duke qenë se “është obligimi ligjor i juaj që librat ti çoni në shkollë, pse librat s’janë në shkollë?”.

Besojmë se është bërë një padrejtësi i madh te qytetarët e Kosovës, në raport me një obligim ligjor që kjo qeveri e ka me i siguru tekstet mësimore. Dhe qeverisë që sot na i shpërfaqi dy-tri elemente që sot na i shpërfaqi. E para është mungesa e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën. Dhe e vërteta është se kudo, në secilin sektor ku ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, tha Tahiri.

Veç prekne kokën, prej temave ma të thjeshta si ato të pagave dhe të pagës minimale, të ekonomisë infrastrukturës, zhvillimin. Raportet me partnerët ndërkombëtar. Prej një krize këta i kanë kriju 10 kriza. Ne kemi dasht as më shumë e as më pak, por veç mu ballafaqu. Nëse e keni obligim ligjor tekstet me i çu në shkolla, pse nuk janë në shkolla por janë në librari”, tha ai.

Çështja e dytë është krejt qasja arbitrare, autoritare e një shumice parlamentare e cila për fatkeq është verbrue, në gëzhojën e Vetëvendosjes pa e pa se çfarë po ndodh në popull. E nin ministrin e ekonomisë dhe të financave të thotë: “Ekonomia e Kosovësa më së shumti në Evropë, në Ballkan u rrit”. E na jem tu rru në fukarallëk. Kushtet na thotë si në Gjermani, a ne mezi i lidhim muajin. Është me të vërtetë, për ne si opozitë është brengosëse, që në tempullin e demokracisë, nuk mujm me debatu për një problem serioz”, përfundoi Besnik Tahiri.

Lajme të ngjashme