Scholz për Ukrainën: Kufijtë nuk mund të lëvizen me forcë - NACIONALE

Scholz për Ukrainën: Kufijtë nuk mund të lëvizen me forcë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është duke mbajtur një fjalim në kuvendin e vendit të tij. Ai ka thënë se kufijtë nuk mund të lëvizen me forcë, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Për këtë arsye, është e drejtë që, në bashkëpunim me partnerët tanë, ne duhet t’ia japim përkrahjen tonë Ukrainës”- tha ai.

Sipas tij, ky është parimi mbi të cilin qeveria gjermane e ka mbështetur punën e saj.

Kancelari e zyrtarizoi edhe vendimin për t’i dërguar tanke Ukrainës. “Ne do ta furnizojmë Ukrainën me tanke të betejës, “Leopard”- konfirmoi ai, duke shtuar se “është e drejtë që ne thjesht të mos fshihemi”.

“Nuk ka bazë matematikore për vendime, ne kemi lëvizur hap pas hapi dhe kjo vlen për këtë vendim të fundit”- shtoi ai, duke iu referuar vendimit për dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Deputetët gjermanë kanë filluar që t’i bëjnë pyetje kancelarit. Njëra pyetje ishte se çfarë e ka ndryshuar pozicionin e Gjermanisë dhe pse dërgimi i tankeve nuk shihet më si provokim.

Kancelari u përgjigj: “Do të ishte gabim i rëndë, po të vazhdonim vetë, duhet të bashkërendohemi me partnerët dhe aleatët tanë. Unë kurrë nuk e kam përdorur fjalën provokim. Provokim është lufta e agresionit nga Rusia kundër Ukrainës.”

Ditëve të fundit në Gjermani ka pasur protesta për t’i bërë thirrje qeverisë që të dërgojë tanke në Ukrainë.

“Ka qytetarë në vendin tonë që brengosen. Atyre qytetarëve dua t’u them: Më besoni mia! Besojini qeverisë federale!”

Lajme të ngjashme