SBASHK-u kërkon të mbyllet greva
SBASHK-u përmes një njoftimi për media, ka lajmëruar se kanë kërkuar të ndalet greva, e cila u pezullua me 1 tetor të këtij viti.
Sipas SBASHK-ut kjo kërkesë iu drejtua BSPK-së, pasi Ligji i Pagave u votua në Kuvend, e pritet të jetë në fuqi qysh nga shkruti i vitit tjetër.
Me këtë rast SBASHK-u ka kërkuar që greva të ndërprehet.
Njoftimi:
“Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje”, ka thënë SBASHK-u në një njoftim për media.