Sarrazin për draft-Statutin e (pa)pranuar të Asociacionit: Më i miri që mund të arrihet - NACIONALE

Sarrazin për draft-Statutin e (pa)pranuar të Asociacionit: Më i miri që mund të arrihet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Krejt procesi i zbatimit të Marrëveshjes Bazike mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur në atë që qeveria s’e miraton me dekret draft-Statutin e Asociacionit të ofruar nga “pesëshja e madhe” euroamerikane në fund të tetorit, kishte deklaruar emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë javë më parë për Nacionalen.

Ndërsa për emisarin gjerman, Manuel Sarrazin, po ky draft-Statut jo vetëm “që është i mirë”, por edhe “është ndoshta më i miri që mund të arrihet”.

Kështu tha ai në një intervistë për televizionin publik pyetur rreth “mosdërgimit” të draft-Statutit për rishikim kushtetues, draft ky ndaj të cilit qeveria kosovare ka mbajtur një qëndrim as/as, pohues në kuptimin që kërkon nënshkrimin bilateral të tij me Serbinë, refuzues në kuptimin e mosmiratimit të saj për dërgim në Gjykatën Kushtetuese.

Duhet të pyesni qeverinë kosovare pse s’po e dërgojnë në kushtetuese. Nganjëherë është në interes të dihet pse po ndodh ose nuk po ndodh diçka. Nuk është relevante pse, por çka. Po të kisha një dëshirë timen për qeverinë kosvoare, do të thoja të ecim para, sepse është në interesin tuaj, dhe ka të bëjë me atë se si Kosova do të gëzojë një të ardhme të mirë. Por, edhe në kuptimin e Kushtetutës që Kosova është shumëetnik. Propozimi i pesëshes është propozim i mirë, në përputhje me rekomandimet nga legjislacioni i Ksoovës dhe Gjykata Kushtetuese dhe ndoshta është më e mira që mund të arrihet”, tha Sarrazin.

Kujtojmë se që nga shpalosja e draftit (ndonëse jo zyrtarisht) dy-tri pika të saj janë bërë brum për të debat të ashpër, çka janë interepretuar edhe si përbërës të një autonomie të gjerë politike-territoriale për komunat të populluara me shumicë serbe. Përkatësisht, referenca e Rezolutës 12/44 në Preambulë si dhe komisioni i Arbitrazhit.

Gjermania ka qenë një nga më vokalet për themelimin e Asociacionit; për çka kohëve të fundit ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për Nacionalen, ka këruar që Kosova të lëviz në drejtim të dërgimti të draftit në kushtetuese.

Çfarë unë shpresoj është që kjo çështje të ec para. Sepse nuk ka nevojë të zbatoni plotësisht Asociacionin dhe sigurisht që jo. Sepse krejt Marrëveshja e Brukselit është e ndërtuar në mënyrën që Serbia bën disa hapa, ndërsa Kosova e ka kryesisht Asociacionin. Ndërsa hapi i parë, sepse është është edhe kjo narrativa që publiku në lidhje me Asociacionin, disa prej dispozitave mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Në rregull. Nëse doni të siguroheni që jo, atëherë çojeni në Gjykatë Kushtetuese. Por, kjo kërkon një veprim nga Qeveria. Pra, Qeveria mund ta njohë/pranojë atë formalisht, dhe të thonë ne kemi disa pyetje dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta shtjellojë. Por, duhet akti formal. Dhe kjo s’do të thotë zbatim, por thjesht hap i parë”, ka thënë Rohde.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një briefing online me gazetë ditëve të fundit pyetur saktësisht rreth të njëjtës gjë – se a e ka pranuar si të tillë Kosova këtë draft – tha se “kurrë s’kemi pranuar përgjigje të plotë se a e kanë pranuar si të tillë” dhe se ShBA “nuk e kupton pse” Qeveria e Kosovës nuk e dërgon atë për rishikim kushtetues.

Lajme të ngjashme