“Sarrakuq, si në ahër, kuku”: Nxehen keq Gashi e Gola, eskalojnë ndaj njëri-tjetrit me terme poshtëruese
Debatet politike jo rrallëherë eskalojnë në gjuhë. Megjithatë, moti kohë, shumë moti, nuk ka pasur debat më të ashpër se ai i mbrëmshmë në emisionin “Pressing” të T7.
Në debat u përfshin dy protagonistë. Ardian Gola, deputet i VV-së, dhe Shkëlzen Gashi, analist, kanë debatuar me një gjuhë absolutisht të papranueshmë për televizion. I gjithë debati nisi në lidhje me raportet e shkruara nga ORCA, organizatë që udhëhiqet e Rron Gjinovci, të cilat i kritikoi Gola.
Pas këtyre kritikave, ndonëse Gola nuk ia përmendi emrin fare ORCA-s, reagoi Gashi, i cili tregoi se është anëtar i Bordit të ORCA. Pra, më shumë gjasë, Gashi reagoi edhe për shkak të detyrës zyrtare, pasi e mbrojti organizatën ku është anëtar bordi.
“Sarrakuq, idiotesk, turp, kqyre çfarë niveli ke, kqyre çfarë profesori e deputeti kemi…” – ishin vetëm disa nga
Madje, në një moment Gashi theksoi se deputeti Gola po përbet si të ishte në “ahër”.
“Turp duhet me të ardh ty, mos bërtit. Kqyre çfarë niveli ke, kqyre çfarë profesori e deputeti kemi që bërtet si në shtallë, si në ahër” – deklaroi Gashi.
Në një moment, Gashi e akuzoi Golën se e ka në interesin personal para interesit kombëtar. Kjo akuzë nuk i pëlqeu fare Golës, i cili paralajmëroi edhe padi në lidhje me këtë deklarim të Gashit.
Sigurisht, autori i emisionit, Leonard Kërquki ra në një pozitë të palakmuar, duke tentuar disa herë të ndalonte këtë debat me terma fyes. Përkundër që provoi disa herë, nuk arriti të ndalojë diskutimin mes Golës e Gashit. Në fund, u detyrua ta ndërprente tërë emisionin.
