“Sapo jemi duke ardhur”, “më lumtë që kemi ditur”: Bashkëbisedimi plot gafa e servilizma i Gërvallës me Avdylin në “Facebook” - NACIONALE

“Sapo jemi duke ardhur”, “më lumtë që kemi ditur”: Bashkëbisedimi plot gafa e servilizma i Gërvallës me Avdylin në “Facebook”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, mbrëmë ka pasur një bashkëbisedim qesharak me bashkëpartiakun e saj Haxhi Avdylin. Ndonëse lidhjen “live” në Facebook” e kishin titulluar “bashkëbisedim me qytetarët”, ata pjesën më të madhe të kohës bashkëbisedonin në mes vete, duke e lavdëruar njeri-tjetrin.

Ky “bashkëbisedim” që zgjati rreth një orë është plotë gafa, fyerje për LDK-në dhe lëvdata për Albin Kurtin, të cilin e quajnë lider të kohës së re.

Qysh në fillim të bashkëbisedimit Gërvalla e bën atë për të cilën njihet më se miri.

Derisa tregon se kjo lidhje po mbahej pas një tubimi të partisë Guxo, ajo e thotë një fjali të qesharake: “sapo jemi duke ardhur”.

Sonte kemi ardhur te flasim për zgjedhjet. Sapo jemi duke ardhur nga tubimi elektoral që patëm nga tubimi me partinë Guxo në hotel Sirius, ku mysafir nderi patën kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Gërvalla.

Më pas, Gërvalla ia pyet Avdylin, të cili i vazhdimisht i referohet si “doki”, se si e ka përjetuar ai këtë tubim zgjedhor.

Këtu ish-deputeti Avdyli fillon fyerjen ndaj LDK-së, duke thënë se kjo parti është fajtore për bllokadën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këto zgjedhje vërehet një frymë e re, një frymë e cila është për vazhdimin e punëve të mira që na kanë mbetur në gjysmë, pa asnjë bllokadë të panevojshëm që u shkatua nga partitë opozitare”, ka thënë ai, duke vazhduar fyerjet ndaj LDK-së.

Si duket njerëzit po i dalin zot Kosovës për të dalë nga kjo bllokadë dhe po vërehet një entuziazëm i tyre që po shprehet me pjesëmarrje që të bëjnë çmos që Kosova të mos vazhdoj me këtë bllokadë të panevojshme, në këtë katrahurë institucionale që e kanë bërë në mënyrë të pakuptueshme, veçanërisht nga ish-partia e jonë që kemi dhënë një kontribut të madh dhe shpeshherë ka ditur që të jetë forcë debllokuese. Por në këto vitet e fundit si duket LDK e ka humbur orientimin e saj”, ka thënë ai.

Në vazhdimin e fjalisë së tij, edhe Avdyli e bën një gafë.

Ai i referohet LDK-së si “ish-kjo parti”.

Edhe pse ne si ish-aktivistë të LDK-së, të dalur nga ish-kjo parti, kemi përcjell atë frymën e bashkëpunimit dhe institucionalizimit, si duket tash në ato tri shkronja kanë mbetur disa njerëz që akoma mendojnë për interesa të ngushta personale apo grupore”, ka thënë Avdyli.

Këtu ndërhyn edhe Gërvalla për të sulmuar LDK-në.

Ama dok e di që po e zgjasim shumë me LDK-në, mirëpo nga ajo parti kemi dalë, a është më tepër frikë, apo pse me VV-në dhe Guxon po refuzojnë, ndërsa hiç nuk e kanë vështirë të shkojnë me PDK-në, të cilën shumë më herët i kanë bërë kogja akuza të rënda. Dhe e kemi parë edhe vete gjendje në Kuvend, ku LDK-ja gjatë katër viteve të fundit rrallë e ka çu dorën për nisma apo për vendime të cilat paraprakisht PDK-ja është nuk është shprehur pro apo kundër”, ka thënë Gërvalla.

Kurse, Haxhi Avdyli pretendon se PDK-ja dhe LDK-ja në Kuvend janë marr vesh edhe me anë të syve.

Duke qenë pjesë e sallës, kam parë se ka pasur një koordinim edhe me sy aty në mes atyre dy partive. Vendimet e PDK-së në një far forme kryetari i LDK-së vetëm i ka marrë urdhrat nga PDK-ja se si me vepru, dhe mua kjo me ka çuditur”, ka thënë Abdyli.

Sipas tij, LDK-ja perspektiven e Kosovës e sheh vetëm në bashkëpunim me PDK-në.

Ndërsa ne Guxo e shohim se ky vend ka nevojë për një kryeministër të fort, të vendosur, të guximshëm, punëtor, i afërt me qytetarët si Albin Kurti. Dhe këtu është ai dallimi i vogël, me thanë jo fort i vogël, por shumë i madh ndoshta”, është shprehur Avdyli.

Më pas, ai e lavdëron Gërvallen dhe veten që kanë marrë vendim për ndarjen nga LDK-ja.

Në një rast, ai i thotë edhe vetes “më lumtë” për këtë vendim.

Mendoj se ka qenë vendimi më i mirë i mundshme, kur na bashkë me ju, bashkë me Vjosa Osmanin, nuk kemi pranuar të bëheni pjesë e lojërave politike për të rrëzuar një qeveri legjitime. Dhe vendimi i dytë më i mirë ka qenë kur ne kemi ditë të bashkohemi me një qeveri të përbashkët të listës së referendumit në 2021 dhe kemi sjell një shpresë për këtë vend. Në atë kohë nuk kemi qenë 100% të sigurt, por pas 4-5 vite e them: me lumtë që kemi ditur ta bëjmë këtë vendim në atë kohë”, ka thënë Abdyli.

Në vazhdim, ai fillon të krahason Albin Kurtin me Ibrahim Rugoven, duke thënë se tani është koha e Kurtit.

Sipas tij, liria e Kosovës ishte e gjymtë pa shtrirjen e sovranitetit në veri.

Neve na erdh liria, por ajo liri disi e gjymtë na erdh, e sakatosur. Një pjesë, 17 për qind e territorit nuk kontrollohej askush. Këta politikanë që erdhën në pushtet filluan ta trashin zullumin me korrupsion dhe harruan një pjesë të Kosovës. Dhe u desh me ardhë një lider tjetër, i kohës se re, në vitin 2021”, është shprehur Avdyli.

Pas e mbaruan me kritikat për LDK-në dhe servilizimin ndaj Albin Kurtit, Gërvalla dhe Avdyli filluan të iu përgjigjen pyetjeve të disa qytetarëve, të cilat dukeshin si të përgatitura.

Këtu Gërvalla i lexonte pyetjet që nuk shiheshin nga publiku, kurse Avdyli përgjigjej.

Edhe në këtë pjesë të “bashkëbisedimit” Gërvalla beri veprime qesharake.

Ndonëse pyetja e parë i drejtohej asaj, Gërvalla pyetjen ia shtroi Avdylit.

Jetmir Buzhalla shkruan: ministre të kanë sulmuar shumë për mungesë të njohjeve, tash që po vijnë shtete njohëse si e komentoni? Si e komenton punën e njohjeve”, i drejtohet Gërvalla kolegut të saj.

Kurse, Abdyli fillon të lavdëron Gërvallën, duke thënë se njohjen e fundit janë meritë e Gërvallës.

Unë veç i kisha pyetur këta analistat, këta gazetarët, dhe koleget tonë në Kuvend na kanë pas lodhur tu thanë: ministre ku je ti, ku janë njohjet? Tash unë po te pyes a po te shkruajnë këta kolegët nga parlamenti për këto njohje goxha të vlefshme që i keni sjell”, ka thënë Avdyli.

Lajme të ngjashme