Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Ahmeti: Qeveria duhet të alarmohet, Kosovës i duhet aleatë - NACIONALE

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Ahmeti: Qeveria duhet të alarmohet, Kosovës i duhet aleatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk dihet mirë kur dëgjon e lexon për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Ai ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të vihet në alarm për këtë gjë.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Ahmeti ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes me aleatët e saj, sepse me ndihmën e tyre jemi çliruar.

Nuk ndjehem mirë kur shohë nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. Unë mendoj që të gjithë klasën politike në Kosovë, në veçanti qeverinë e Kosovës duhet ta vënë në alarm sepse të gjithë këta aleat, ShBA me aletet e vetë në NATO ishin ata që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Lirinë e paguam me gjake, por çlirimin e bëmë më aleatët. Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka bërë me dije se në proceset që ka përpara Kosovë i duhet aleatë.

Kosova ka një proces përpara tepër të rëndësishëm që duhet ti përmbyll çështja që akoma janë të hapura. Duhet bërë demarkacioni me Serbinë, Kosova duhet të vazhdoj drejt anëtarësimit të vetë në institucione ndërkombëtare si në NATO, si në BE, si në OSBE e kështu me radhë, me dhjetëra e dhjetëra institucione ndërkombëtare. Kështu që për tu bërë ky proces i suksesshëm Kosovës i duhen miqtë, i duhet Ëashington, i duhet Brukseli, i duhet Berlini, i duhet Londra, Parisi, Vjena të gjithë i duhen për ta përmbyllur me sukses të gjithë procesin e shtetit të kompletuar”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të ngjashme