Sahatçiu demanton VV që asamblistja Saraçi është kërcënuar: Emrat ju lutem, hajde ma gjallë - NACIONALE

Sahatçiu demanton VV që asamblistja Saraçi është kërcënuar: Emrat ju lutem, hajde ma gjallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nga radhët e PDK-së ka kërkuar nga VV-ja qendra në Prishtinë që të tregojë se kush e ka kërcënuar asamblesitën Berna Saraçi.

Saraçi sot ka kaluar nga VV-ja në PDK si asamblesite në Komunën e Prishtinë, dhe pas kësaj VV-ja ka uruar që vendimi i Saraçit të jetë marrë “me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.”

Dega e VV-së në Prishtinë ka pretenduar se znj. Saraçi mund të jetë detyruar për të kaluar në PDK.

E këto pretendime i ka demantuar nënkryetarja Sahatçiu përmes një postimi në Facebook, duke thënë se janë përpjekje shpifëse dhe linçuese, për të dekurajuar mendimet ndryshe dhe veprimet e guximshme mbi këto mendime.

Postimi i plotë:

Kush nga PDK paska kërcënuar Bernën, o hej?

Ftoj ish-kolegët e Bernës nga LVV në Prishtinë që të bëjnë publike sa më shpejtë informatën se kush nga PDK e paska kërcënuar atë, apo këdo tjetër, ndonjëherë gjatë këtij mandati.

Hajde ma gjallë! Emrat, ju lutem. Emrat.

Refuzoj të pranoj që mundemi me hedh hije publikisht mbi këdo me pretendime pa asnjë dëshmi. Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, përpjeken t'a viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe është mesiguri për shkak se nuk ka mundur të përballojë kërcënimet e shantazhet. E dhimbshme, përveç se seksiste.

Përpjekjet shpifëse dhe linçuese nga kushdo, për të dekurajuar mendimet ndryshe dhe veprimet e guximshme mbi këto mendime, sikurse kjo e Bernës sot e të tjerëve diku nesër, nuk do të na ndalin asnjëherë.

Lajme të ngjashme