VV në Prishtinë me reagim shqetësues pasi asamblistja e saj kaloi në PDK, kërkon hetime nga organet e drejtësisë - NACIONALE

VV në Prishtinë me reagim shqetësues pasi asamblistja e saj kaloi në PDK, kërkon hetime nga organet e drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë e ka bërë një reagim të papritur pas largimit të asamblistes Berna Saraçi nga radhët e saj dhe kalimit në PDK. Shkrimi i Vetëvendosjes është mjaft shqetësues.

Kjo parti politike është shprehur se uron që vendimi i znj. Saraçi të jetë i marrë “me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.”

Pra, VV pretendon se znj. Saraçi mund të jetë detyruar për të kaluar në PDK.

Kjo parti politike thotë se në mbledhjen e fundit të kryesisës së qendrës së VV-së në Prishtinë, ish-asamblistja Berna Saraçi “na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të pushtetit lokal. Të njëjtit e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.”

Tutje, VV thotë se është e shqetësuar për të si “ish kolege” por edhe si “qytetare e këtij qyteti”.

Në fund, qendra që udhëhiqet nga Arben Vitia ka deklaruar se “ky është një rast i qartë i kërcënimit” dhe prandaj iu kanë kërkuar organeve të drejtësisë që të hetojnë atë.

Lajmin për kalimin e znj. Saraçi në PDK ka njoftuar nënkryetarja e komunës Donjeta Sahatçija.

Nacionale ka provuar që të marrë një prononcim nga znj. Saraçi por ajo nuk ka qenë e qasshme në thirrjet tona telefonike.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme