Asamblistja e VV-së i bashkohet PDK-së në Prishtinë: "Ardhsh si vera Berna"
Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK-ja, Donjeta Sahatçiu ka bërë të ditur se asmblistja e Vetëvendosjes, Berna Saraçi i është bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-në në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Sahatçiu ka thënë se ekipi i PDK-së në Prishtinë do të përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.
“Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet.” – ka shkruar ajo ndër të tjera.
Shkrimi i plotë:
Ardhsh si vera Berna
Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet.
Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar kur si ekip shohim se si vizioni "Prishtina na bashkon" po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë - ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi.
Prishtinë, faleminderit që na bashkove!
