VV, AAK, Nisma bëhen bashkë në Prishtinë, kryesuesi i Kuvendit nga LDK jep dorëheqje nga partia - NACIONALE

VV, AAK, Nisma bëhen bashkë në Prishtinë, kryesuesi i Kuvendit nga LDK jep dorëheqje nga partia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fehmi Kupina, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në mbledhjen e jashtëzakonshme të sotme që po mbahet, raporton Nacionale.

Ai ka thënë se do të kalojë si i pavarur.

“Më datën 8 qershor 2023, unë kryesues i Kuvendit dhe anëtar i pavarur dhe nuk do t’i përkas asnjë partie apo grupi politik, dhe mandatin tim do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Kosovës dhe do t’i jem besnik secilit votues.” – u shpreh z. Kupina në fjalën e tij.

Seanca po vazhdon ende.

Këto zhvillime në komunë, ku u shkarkuan të 20 anëtarët e ndërmarrjeve publike, i ka komentuar edhe Nol Nushi nga PSD me anë të një statusi ku tha se kjo paraqet një koalicion mes VV-së dhe AAK-së në këtë komunë.

Lajme të ngjashme