“Sa më i afërt, aq më i verbër, deri në theqafje” – Molliqaj reagon pas vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën - NACIONALE

“Sa më i afërt, aq më i verbër, deri në theqafje” – Molliqaj reagon pas vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi ARBK-ja ka vendosur përseri që ta pezulloj certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Molliqaj përmes një postimi ka thënë se emërimi i zyrtares së re, që rastësisht qenka motra e deputetit të pushtetit tregon mënyrën si pushteti i vlerëson njerëzit.

Kush pas Klan-it? Emërimi i zyrtares së re që rastësisht qenka motra e një deputeti të pushtetit tregon mënyrën se si pushteti i vlerëson njerëzit. Merita e vetme është besimi: sa më i afërt, aq më i verbër, deri në theqafje.” – ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se me një vendim të ministres Rozeta Hajdari janë shpalosur dy vetitë kyçe të pushtetit.

Me një vendim të vetëm ministrja Rozeta Hajdari na i shpalosi 2 nga vetitë kyçe të pushtetit- Parti. Fjala e lirë do të përballet me luftë speciale, me presion e me arbitraritet. Shkelja përmirësuar, u shfuqizua me një shkelje të re, edhe më skandaloze. Po na e provojnë e vërtetojnë çfarë kemi ditur -se pushtetet si ky funksionojnë me vendime ekzekutive që i suspendojnë ligjet. Vendimi i sotëm është marrëzia e një lufte që pushteti ka për ta humbur. Problemi nuk qëndron tek lajmi qysh fjala e lirë është në sulm, por sesi mendimi i lirë është ba pengesë e pakapërdishme.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme