“Sa herë që hyja në ring”, Kamberi pasi fitoi një mandat citon boksierin Muhamed Ali
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka siguruar sërish një mandate në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi, për të shprehur gëzimin, ka përdorur një frazë të boksierit Muhamed Ali.
Shih postimin e plotë:
“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.'
- Muhamed Ali