“Sa e shoh unë”: Qysh u turpërua sërish Rilind Gërvalla me lajmin e rremë për Nacionalen
“Slobodna Bosna”, portali kontraverz boshnjak, veç gjatë ditës së martë editoi e ri-editoi lajmin e rremë për Nacionalen e Periskopin. Portali boshnjak e përshklliu krejt artikullin, njëherë duke e hequr emrin e Nacionales e Periskopit, në artikullin skandaloz, ku pa asnjë fakt, shkruante se këto media paguhen prej Serbisë, e pastaj duke i vendosur prapë emrat e mediave veç pasi u bë publike në Kosovë. Drejtori i RTK-së, pretendon rrejshëm se ky lajm nuk u editua, por gazeta Nacionale posedon faktet, se si ky lajm është ri-edituar pikërisht sot, e se si Drejtori i Televizionit Publik, ia kthen përgjigjjen Nacionales veç pak minuta pasi “Sllobodna Bosna”, t’i rikthejë emrat e “Nacionales”, e “Periskopit”.
“Sa e shoh unë”
Nacionale ka kontaktuar Drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, se çka tash pas shlyerjes së lajmit? Si e komenton që ka transmetuar lajm të rremë në lajme të qendrore të RTK-së?
Gërvalla u përgjigj në pyetjen tonë, diku reth 10 minuta pasi Slobodna Bosna e riktheu pjesën për Nacionalen sërish. “Sa e shoh unë, nuk është edituar”, na u përgjigj në e-mail, Rilind Gërvalla.
Nuk dihet nëse kjo përgjigjje e Gërvallës vjen si pasojë e një koordinimi të tij, me portalin kontraverz për lajmin e rremë, apo ai “nuk di” të bëjë një kërkim të thjesht në internet.
Qe faktet:
Ri-editimi i Slloboda Bosna

Emaili i Rilind Gërvallës:

Qe faktet: Gazeta 'serioze' boshnjake e pëshkëllin krejt, njëherë e hoqi e pastaj e ktheu pjesën për Nacionalen
“Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa as edhe një fakt të vetëm, pa asnjë të dhënë, e hiç asgjë, pretendoi se gazeta Nacionale dhe Periskopi janë të financuara nga Serbia.
Në artikullim famëkeq s’gjendej asgjëkundi më Nacionale dhe Periskopi.
E ruajtëm si tërësi artikulluar e redaktuar si “Save as PDF” që të jetë në gjendjen siç qe redaktuar, dhe siç mund të shihet, është ora 3:06 e pasdites, data 13/8/2024.

Kjo kishte ardhur në dritën e padisë për shpifje dhe lajm të rremë ndaj Nacionales, për çka edhe avokatja jonë Jovana Kisin Zagajac na konfirmoi që teksti i kontestuar është shlyer nga mediumi Slobodna Bosna “në mirëbesim”.
"E nderuar, kemi hequr pjesën për Nacionalen": Qe komunikimi i Slobodna Bosnës me avokaten tonë
Gazeta boshnjake “Slobodna Bosna” i konfirmoi përmes emait-it avokates së angazhuar nga Nacionale, Jovana Kisin Zagajac, që kanë hequr pjesën e kontestuar të tekstit ku gazeta Nacionale dhe Periskopi akuzohen, pa asnjë fakt të vetëm e hiç-asgjë, se financohen nga Serbia.
Gazeta Slobodna Bosna: E nderuar, ja linkun e tekstit ku e kemi hequr pjesën e kontestuar nga teksti në portalin tonë, çdo të mirë, Aida.

Në linkun e dërguar në atë kohë Slobodna Bosna e kishte shlyer pjesën e kontestuar, për ta rikthyer pas diku rreth një ore.