Rusia thotë se do t’i shkatërrojë aeroplanët që do t’i dhurohen Ukrainës - NACIONALE

Rusia thotë se do t’i shkatërrojë aeroplanët që do t’i dhurohen Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rusia tha të premten se të gjithë aeroplanët që i dhurohen Ukrainës, do të shkatërrohen, pasi anëtaret e NATO-s, Polonia dhe Sllovakia, thanë se do t’i japin Kievit aeroplanë të tipit MiG-29.

“Në rrjedhën e operacionit special ushtarak, të gjitha këto pajisje do të jenë subjekt i shkatërrimit”- tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Duket sikur të gjitha këto shtete janë përfshirë në asgjësimin e pajisjeve të vjetra e të panevojshme”- shtoi ai.

Më 2018, Sllokvaia porositi aeroplanë të tipti F-16 nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar flotën e aeroplanëve të fjetër, MiG-29, raporton agjencia "Reuters".

Që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, vendet e NATO-s i kanë dhuruar Ukrainës ndihma ushtarake me vlerë të miliarda dollarëve, ndërsa Kievi ka kërkuar armë për ta parandaluar përparimin e rusëve, raporton agjencia “Reuters”.

Moska e ka akuzuar Perëndimin për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt përmes furnizimit të Ukrainës me armë dhe ka paralajmëruar se armët e NATO-s janë caqe legjitime për forcat e saj.

Lajme të ngjashme