Sllovakia do t’i dhurojë Ukrainës 13 aeroplanë Mig-29 - NACIONALE

Sllovakia do t’i dhurojë Ukrainës 13 aeroplanë Mig-29

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha të premten se vendi i tij do të dërgojë 13 aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29 në Ukrainë.

“Premtimet duhet të mbahen dhe kur Zelensky kërkoi më shumë armë, përfshirë aeroplanët ushtarakë, unë thashë se do ta bëjmë më të mirën tonë. Më vjen mirë që të tjerët po e bëjnë të njëjtën”- shkroi kryeministri sllovak.

“Ndihma ushtarake është çelësi për t’u siguruar që Ukraina mund t’i mbrojë veten dhe tërë Evropën kundër Rusisë”- shtoi ai.

Polonia tashmë ka njoftuar se do të dërgojë katër aeroplanë të tipit MiG-29 në Ukrainë në ditët e ardhshme, raporton televizioni CNN.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se vendimi i Polonisë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë është “vendim sovran” që nuk do ta nxisë presidentin amerikan, Joe Biden, për të dërguar aeroplanë të tipit F-16 në vendin e përfshirë nga lufta.

Lajme të ngjashme