Lufta në Ukrainë merr kthesë të re: Polonia do të dërgojë 4 avionë luftarakë MiG-29
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda njoftoi të enjten se vendi do t'i sigurojë Ukrainës katër avionë luftarakë MiG-29, duke e bërë Poloninë vendin e parë të NATO-s që e bën këtë, raporton CNN.
Duke folur në një konferencë shtypi në Varshavë, së bashku me homologun e tij të ri çek Petr Pavel, presidenti polak shprehu mbështetjen e tyre të përbashkët për Kievin.
“Kur bëhet fjalë për avionët MI-29, të cilët ende operojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, është marrë një vendim në nivelet më të larta, mund të themi me besim se po dërgojmë MIG në Ukrainë”, tha presidenti polak.
“Në ditët në vijim do t'i dorëzojmë Ukrainës katër avionë, makinat e mbetura janë duke u servisuar dhe përgatitur për dorëzim. Ne do t'i zëvendësojmë ato me dërgesa të FA-50 të Koresë së Jugut dhe F-35 amerikane”, tha ai.
Që nga vendimi për tanket, zyrtarët e lartë ukrainas kanë intensifikuar fushatën e tyre të lobimit publik për avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga ShBA, duke argumentuar se ata kanë nevojë urgjente për t'u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe dron ruse.
Ky veprim vjen pasi aleatët e NATO-s ranë dakord në fillim të këtij viti për të dërguar tanke moderne në Ukrainë. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të dyja planet e tyre për t'i siguruar Ukrainës tanke.
Zyrtarët ukrainas kanë lobuar për avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja për t'u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe avionë rusë, por disa zyrtarë të SHBA-së dhe aleatëve kanë shprehur skepticizëm rreth kësaj.