Rusia: Në Kosovë, NATO-ja po e provokon Serbinë
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka bërë disa deklarata të papranueshme në lidhje me ushtrimet e NATO-s në Kosovë.
“Defender 2023” ka gëzuar shumë shqiptarët e Kosovës gjatë ditëve të fundit. Dhe siç edhe pritej, Rusia në anën tjetër që po e vazhdon invazionin e saj të pasuksesshëm në Ukrainë nuk e ka parë me sy të mirë.
“Këto aktivitete nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e deklaruara nga NATO-ja me lirinë dhe demokracinë. Duke u shtirur për të forcuar në mënyrë të rreme sigurinë e rajonit, ShBA-të dhe aleatët e saj, po minojnë qëllimshëm stabilitetin në atë pjesë të Evropës, duke thelluar ndasitë...” – u shpreh znj. Zakharova.
“Nuk është veç një provokim anti-serb, por edhe një diversion kundër bazave themelore për rregullimin e çështjes së Kosovës,” – vazhdoi tutje ajo.
Zëdhënësja Zakhraova më tej shtoi se e vlerësonte edhe më lart vendimin e Republika Srpskas për të mos hequr dorë nga bashkëpunimi me Rusinë.