Rusia kryen dy sulme masive në Ukrainë, pesë të vdekur e 39 të plagosur - NACIONALE

Rusia kryen dy sulme masive në Ukrainë, pesë të vdekur e 39 të plagosur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ditën e shtunë Rusia ka kryer dy sulme masive me raketa në Ukrainë, duke shkatërruar një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Dnipros e duke lënë të vrarë të paktën pesë persona.

Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se objektivë e sulmit, ishte infrastruktura energjetike, një vazhdim i strategjisë së fundit nga Rusia për të lënë vendin pa energji dhe për të kufizuar aftësinë luftarake.

Raportohet se, gjatë sulmit të dytë të realizuar pasdite, një raketë ka goditur një apartament nëntë-katësh në Dnipro, duke shkatërruar një pjesë të tërë të ndërtesës, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe të plagosur 39 të tjerë. Ndërsa, është bërë e ditur se, punonjësit e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë 15 trupa nga rrënojat dhe janë duke punuar për të nxjerrë të tjerë.

Sulmi i parë rus, ndodhi në mëngjes në Kiev duke kapur banorët në befasi, pasi ishte hera e parë që nuk ishin dëgjuar sirenat e sulmit ajror – një tregues që raketat ruse u ishin shamngur sistemeve të radarëve të Ukrainës.

Ndërkohë, beteja për rajonin e Donetskut të Ukrainës është duke vazhduar, me Rusinë që ka pretenduar se ka pushtuar qytetin Soledar, gjë që, nëse është e vërtetë, mund ta bëjë më të vështirë për Ukrainën që të mbajë qytetin fqinj Bakhmut, skenën e disa prej luftimeve më të ashpra në muajt e fundit.

Lajme të ngjashme