Ukrainë, vazhdojnë ‘luftimet e ashpra’ për Soledarin
Ukraina ka njoftuar se që nga pasditja e së premtes, në Soledar janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.
Njësi të ndryshme të ushtrisë ukrainase kanë këmbëngulur të se beteja për qytetin lindor Soledar është duke vazhduar, duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë për kapjen e qytetit.
"Betejat lokale vazhdojnë në qytet," – ka njoftuar përmes Telegramit, Brigada e 46-të Ajrore.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës të premten ka postuar një video nga një ushtar që supozohet se merrte pjesë në betejën për Soledar, duke pretenduar se "luftimet e ashpra" në qytet ishin ende në vazhdim.
“Në këtë moment luftimet e ashpra po vazhdojnë. Sot është e premte, 13, sa është ora? 14:13. Jemi pikërisht mbi qendrën e qytetit Soledar, ja hidhini një sy,” - dëgjohet të thotë një burrë në videon e publikuar.
Ai më tej thotë se, trupat nga Forcat e Armatosura të Ukrainës “po mbajnë një linjë të dendur dhe të fortë mbrojtjeje."
Marrja e Soledarit nga Rusia, do t’ia mundësonte ushtrisë ruse shkëputjen e forcave ukrainase nga Bakhmuti, vendbanim më i madh që ndodhet afër Soledarit, që është bërë një ndër fushëbetejat më të përgjakshme në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
