Rukiqi pas deklaratave për gjyshet në Evropë dhe energjinë: 170 persona po ikin çdo ditë, faturat i subvencionoi BE-ja
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se kjo ka qenë "një javë me propagandë" nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai ka përmendur deklaratën e Bislimit për “vizitat e gjysheve në Evropë”. Sipas Rukiqit, mesataraisht 170 persona po ikin çdo ditë nga Kosova.
“Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin bga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.” – ka shkruar ai.
Rukiqi ka përmendur edhe deklaratën e Muratit për subvencionimin e 61 familjeve për faturat energjetike.
Ai ka theksuar se këto fatura, janë subvencionuar nga projekti i BE-së.
“Realiteti: Këto fatura i ka subvencionuar projekti i Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, jeta e secilit qytetar, përfshirë ato 61 mijë familje, është minimalisht 26% më e shtrenjtë në 3 vitet e fundit.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë: