Rukiqi i LDK-së: Pushtetit me motrën e deputetes Pacolli bën tentativën e parë për dënimin e qytetarëve të Prishtinës
Berat Rukiqi i LDK-së ka reaguar pasi që Gjykata Komerciale ka vendosur që të ndal punimet në Rrugën A në Prishtinë.
Rukiqi ka thënë se rritja eksponenciale e LDK-sënë kryeqytet ka ndikuar për pushtetin diktatoriale të kryeministrit Albin Kurti.
Ai tutje ka thënë se pushteti në mënyrë të paprecedente me zgjatjet e veta në sistemin gjyqësorë, duke përmendur motrën e deputetes Fitore Pacolli kanë bërë tentativën e parë për dënimin kolektiv të qytetarëve të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Rritja eksponenciale e LDK-se, ne Kryeqytet, eshte bere hale ne sy, per pushtetin diktatorial te Albin Kurtit.
Sot, ne menyre te paprecedente, pushteti, me zgjatjet e veta ne sistemin gjyqesor (motren e deputetes Fitore Pacolli), beri tentativen e pare, per denim kolektiv te qytetareve te Prishtines, duke bllokuar nje nder projektet me te rendesishme per Kryeqytetin: “Rrugen A”.
Kjo qeverisje, pa asnje projekt serioz, tani ka filluar te luftoj çdo projekt zhvillimor, duke mos kursyer, qofte komunat e udhehequra me shume sukses nga LDK, qofte sektorin privat, perfshire edhe investitore te jashtem.
