Rukiqi demanton ministrin Aliu: Grafikoni për tenderët njëburimor i manipuluar, u përfshi veç gjysma e ministrisë - NACIONALE

Rukiqi demanton ministrin Aliu: Grafikoni për tenderët njëburimor i manipuluar, u përfshi veç gjysma e ministrisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka dëmtuar keq Lëvizjen Vetëvendosje dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili dje ka postuar një grafikon, ku krahasonte kontratat njëburimore të kësaj ministrie me disa komunave që qeverisen nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Rukiqi ka bërë me dije se ky grafikon është i manipuluar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në grafikoni është përfshirë vetëm pjesa e planifikimit hapësinor të ministrisë dhe jo ajo e infrastrukturës, ku janë dhënë tenderë me miliona euro.

Ministria e Infrastruktures dhe Ministria e Planifikimit Hapesinor kane qene dy ministri te ndara, te cilat ne kete formacion qeverises, jane fuzionuar ne nje ministri te vetme. Te ekspozuar, me hajni milioneshe, permes tendereve njeburimor, zyra e propagandes e partise ne pushtet, e merr dhe vendos ne grafikon, vetem pjesen e planifikimit hapesinor, qe eshte vetem nje pjese e Ministrise dhe e ben inekzistente pjesen tjeter te Ministrise, perkatesisht pjesen e infrastrukures (tenderat e rrugeve). Te kjo pjese, vlera e tendereve njeburimor eshte 10 milione euro (54 kontrata me nje ofertues te vetem)”, ka shkruar ai.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se grafikoni përmban edhe një anë tjetër të manipulimit.

Kjo eshte vetem njera ane e manipulomit. Pjesa tjeter eshte ne krahasimin me komunat: nje cope te nje Ministrie, e krahason me disa komuna, duke i injoruar faktet tjera qe jane te dokumentuara dhe baze per dyshim per korrupsion dhe keqperdorim te parase publike. Po i ritheksoj edhe njehere: 781 kontrata njeburimore, pra me nje ofertues te vetem, pa procedure, pa konkurrence. - 209 milione euro vlera totale e ketyre tenderëve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme