RTK nuk e zbaton vendimin e KPM-së, Demaku: RTK ritransmetoi lajmin e rremë kundër Nacionales - NACIONALE

RTK nuk e zbaton vendimin e KPM-së, Demaku: RTK ritransmetoi lajmin e rremë kundër Nacionales

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeredaktorja e Nacionales, Dafina Demaku, ka kritikuar Radiotelevizionin e Kosovës për moszbatimin e vendimit nga Këshilli i Pavarur i Mediave, përmes të cilit RTK-së i është kërkuar që t'i japë hapësirë ​​Nacionales dhe Periskopit për të demantuar lajmin e rremë.

“Në gjoja zbatim të vendimit të KPM-së, ku kërkohej t'i jepet hapësirë Nacionales dhe Periskopit, e gjitha çfarë ka bërë RTK-ja është që ka kryer punën që është dashur të bëhej më 22 korrik, kur vendosi të godasë mediat me dorën e pushtetit, domethënë e ka transmetuar lajmin e rremë edhe një herë dhe, në fund, kinse demantin.” – ka shkruar ndër të tjera Demaku në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas dy muaj e gjysmë, RTK-ja ka bërë detyrën që do të duhej ta bënte qysh me 22 korrik, duke shfaqur demantimin tonë dhe të Periskopit. Megjithatë, RTK-ja nuk ka treguar saktë dhe në mënyrë të qartë se gjatë raportimit ndaj Nacionales dhe Periskopit kishte bërë shkelje të etikës, siç obligohej përmes vendimit të KPM-së.

Madje, në prezantimin e lajmit thuhet se kronika që do të paraqitet mëtutje është bërë “bazuar në një vendim editorial të RTK-së”. Tutje, aty sërisht përmendet artikulli i Sllobodna Bosnës dhe akuzat e pabazuara ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Lajme të ngjashme