“Rroni, Xeni, Çimi, Stresi, Pozhari”: Kush po e pëkrah Kurtin pasi na sanksionoi Amerika?
ShBA-ja e ka sanksionuar Kosovën, duke e larguar nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake “Defender 23”. Këtë lajm të hidhur e dha vetë ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, gjatë një interviste me disa gazetarë kosovarë. Përveç ShBA-së, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u kritikua nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Por atë po e mbeshtesin disa analistë dhe partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje. Kush e shpalli përkrahjen për Kurtin?
Le të fillojmë nga analistët e “pushtetit”. Po, i dashur lexues, ia qëllove: Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi. Këta dy emra të përveçëm ka qenë shumë aktivë në përkrahjen ndaj kryeministrit Kurti, duke shkruar shumë statuse, disa prej të cilave me përmbajtje sulmuese ndaj ShBA-së.
Gashi, që ishte shkarkuar nga pozita e këshilltarit nga Kurti gjatë Qeverisë Kurti 1, e goditi ShBA-në, duke thënë se Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë. Përkundër se ishte konkludim i gabuar e skandaloz, z. Gashi vlerësoi se veriun e Kosovës “nuk ia japim Serbisë”.
“Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës. Ne duhet t'i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it.” – shkroi Gashi, i cili postoi edhe disa herë gjatë ditës së djeshme e të sotme.
Edhe shoki i tij i “lapsit” (hmmm…e diskutueshme, por sidoqoftë), z. Gjinovci ka qenë shumë përkrahës ndaj Qeverisë Kurti. Madje, Gjinovci e quajti kryevepër paraqitjen e Kurtit në CNN.
Në një postim tjetër, ai i dërgoi një mesazh mbështetës emocional për Kurtin, duke i thënë “Mbaju luan”.
Para këtyre dy statuseve, z. Gjinovci shkroi se Kosova nuk është bërë shtet, që të hiqet dorë nga shtetësia.
“Na nuk e kena shpallë shtetin për me heqë dorë prej tij. Serbija është kërcënuesja e dhunuesja, kërkojini le të heq dorë nga kërcënimi e dhuna, jo neve nga shteti, sovraniteti dhe demokracia.” – shkroi ai.
Po kaq përkrahës, ndonëse jo në intensitet e volum të postimeve, ishte edhe Xhevdet Pozhari, analsit i anshëm dhe këshilltar i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë. Në një postim, ai shkroi se Kurti po ua largon maskën strukturave kriminale në veri, për t’ua bërë të njohur botës gjendjen në veri.
“Kjo është fytyra e Vuçiçit, njerëz të maskuar që kanë vepruar gjithmonë në veri në gatishmëri për të nxitur destabilizim.
Maska e tyre kriminale ra sot.
Albin Kurti ua çjerri maskën edhe publikisht që ta sheh krejt bota atë që e dinte, por nuk e thoshte zëshëm.” – shkroi ai.
I fundit përkrahës, jo për nga rëndësia, është gazetari nga Shqipëria, Çim Peka, i cili shkroi disa pastime në profilin e tij në Facebook, duke e përkrahur me fanatizëm Kurtin. Ja çfarë shkroi në njërin postim:
“Ta leme per pak Albinin!
Tu shtrojme disa pyetje tregtareve te interesave te Kosoves:
-1 A jeni dakort qe ne Kosove te themelohet Zajednica me fuqi ekzekutive si e do Vucic?
-2 Ne rast se jo, a jeni dakort qe Veriu ti jepet Serbise?
3- Ne rast se jo, a jeni dakort qe komunat ne Serbi te jene pa institucione deri sa serbet te kthehen ne to?
4- Ne rast se jo, cfare do t’i jepnit Serbise qe ata te kthehen ne institucione?
5- Nese SHBA-te per interesa gjeopolitike ndryshojne ane (pra, zgjedhin interesat e Serbise e jo me te Kosoves) a duhet te biem edhe ne dakorte me to?
PS: Kur te keni pergjigje per keto, kthehemi e gjykojme Kurtin. Deri atehere thjeshte jeni tregtare te interesave te Kosoves per interesat tuaja.
Rrofte Çakorri Ramush!✌️"
Ndërsa në një postim tjetër, z. Çimi i goditi mediet kosovare, duke i krahasu me ato të Serbisë.
Për pak ta harrojmë “xhevahirin” e të gjithëve, reperin Stresi, i cili shkroi se është i gatshëm të luftonte për veriun e Kosovës.



