Radikalizohet gjuha e Kurtit, zgjedh mediet ndërkombëtare për të goditur ShBA-në - NACIONALE

Radikalizohet gjuha e Kurtit, zgjedh mediet ndërkombëtare për të goditur ShBA-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëdhënie mes Kosovës dhe ShBA-së tashmë dihet se është përkeqësuar për shkak të intervenimit policor në veri. Dje ShBA-ja, përmes ambasadorit të saj, Jeff Hovenier, njoftoi se ka vendosur të sanksionojë Kosovën, duke e përjashtuar nga “Defender 23”. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili e përshkallëzoi gjuhën e tij kundër Amerikës. Dhe atë në medie ndërkombëtare. Çka tha Kurti në këto 24 orët e fundit?

Në 24 orët e fundit, Kurti ka zgjedhur tri medie ndërkombëtare të njohura për të folur rreth situatës në veri dhe marrëdhënien m ShBA-në. Dje ai foli p ër CNN dhe The Guardian, ndërsa sot ai u deklarua për “The Financial Times”. Në këto dy mediumet e fundit, pra “The Guardian” dhe “The Financial Times”, Kurti ishte i ashpër me zyrtarët amerikanë dhe ShBA-në.

Në intervistën për Financial Times, Kurti vlerësoi se Serbia duhet të sanksionohet që po i jep përkrahje një milicie fashiste në veri. Pra Kurti i dha “pak sugjerime” ShBA-së se kë duhet ta sanksionojë, një ditë pasi Kosova u sanksionua nga amerikanët.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, tha Kurti në një intervistë për Financial Times. “Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione.” – deklaroi Kurti.

Por, z. Kurti ishte shumë i ashpër në një intervistë tjetër për gazetën britanike, “Tha Guardian”. Në fakt, prononcimi i Kurtit vetëm intervistë nuk ishte, pasi ai bëri disa deklarata skandaloze, krejtësisht skandaloze, në lidhje me ShBA-në dhe posaçërisht ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, deklaratat e të cilit i cilësoi si shumë naive e të gabuara.

“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.” – deklaroi Kurti për “The Guardian”, të cilës gazetë i tha intervistë përmes telefonit nga Prishtina.

Për më shumë, Kurti theksoi se pret edhe shpjegime tutje nga sekretari Blinken, duke i cilësuar si të dobishme sqarimin e deklaratave nga ana e tij.

"Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme." – tha Kurti.

Në intervistën telefonike me “The Guardian”, shefi i ekzekutivit foli edhe kundër Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kurti tregoi se e ka refuzuar kërkesën e Escobarit që t’i dërgojë kryetarët në objekte tjera apo edhe të punojnë prej shtëpisë.

“Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste.” - ka shtuar ai.

Kujtojmë që dje ambasadori amerikan në Prishtinë, njoftoi për sanksionin e parë kudër Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e sanksioneve të tjera. Në intervistën e tij, Hovenier ka treguar se Kosova, pra FSK-ja, është përjashtuar nga “Defender 2023”, ushtrimit më të madh të NATO-së me FSK-në, e që zhvillohej në Kosovë.

“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023, që ndodhi gjatë natës. Dhe siç e dimë, nuk kishte aktivitete sot dhe s’do të ketë. Për Kosovën ai ushtrim u krye. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja, po ashtu.” – vlerësoi z. Hovenier.

Lajme të ngjashme