RRENA e Salih Zybës: E anashkalon faktin që portali boshnjak ndryshoi artikullin, merret pak me propagandë - NACIONALE

RRENA e Salih Zybës: E anashkalon faktin që portali boshnjak ndryshoi artikullin, merret pak me propagandë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka eskaluar me një tjetër postim propagandistik kundër Nacionales. Tashmë duke shfrytëzuar propagandën e portalit boshnjak, dhe të një politikani kontrovers serb.

Duke shmanguar faktet e ofruara me Emailet zyrtare që i ka publikuar Nacionale, deputeti i pushtetit ka pretenduar se emrat e mediave nuk janë larguar asnjëherë nga artikulli fillestar i Slobodna Bosnës.

Megjithatë, fjalët e Zybës demantohen lehtësisht me Emailet zyrtare të cilat i ka Nacionale si rezultat i komunikimit të avokates në Bosnje me redaksinë e mediumit në fjalë.

“Emrat ishin aty siç ishin nga dita e parë”, është gënjeshtër e pastër, pasi portali boshnjak sot edhe vet e pranoi që e ka ndryshuar artikullin.

Në pjesën e dytë të postimit, deputeti Zyba shërbehet me propagandë të pastër, duke bërë akuza kinse avokatja e Nacionales është e afërt me Aleksandar Vulin. Edhe kjo një teori e hedhur nga politikani kontrovers, Boban Bogdanoviq.

Për të gjitha këto akuza, tashmë Nacionale ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Postimi i deputetit Zyba dhe Emailet e faktet që demantojnë fjalët e tij:

Dje u vërsulën me lajme që kinse na doli i pavërtetë lajmi dhe se mediumi boshnjak “Slobodna Bosnja” kishte larguar emrat e portaleve të përmendura nga Kosova javë më pare për lidhjen me Aleksandar Vuçiqin. Pak minuta u deshtën që sërish këto portale nga Kosova të demantohen, duke e pare kështu se emrat janë aty siç ishin nga dita e parë.

Por, mediumi boshnjak sot paska publikuar një artikull, në të cilin flitet për avokaten që njëri prej portaleve nga Kosova e paska marrë për padinë e synuar ndaj “Slobodna Bosnjës”. Ajo qenka Jovane Kisić. Artikulli shpjegon se kjo është shumë e afërt me Aleksandar Vulinin, ish-shefin e BIA-s serbe dhe tani ministër i Vuçiqit. Madje theksohet aty se aq të afërta janë raportet mes kësaj avokat e Vulinit saqë ky i fundit i referohet asaj si “motra ime, Jovana”.

Lajme të ngjashme