Rrëmuja e MAShT-it me librat, Jasharaj: S’ka grevë, por viti shkollor fillon me shumë vështirësi - NACIONALE

Rrëmuja e MAShT-it me librat, Jasharaj: S’ka grevë, por viti shkollor fillon me shumë vështirësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, vlerësoi se ky vit shkollor do të nis “me shumë vështirësi” për shkak të situatës së krijuar nga Ministria e Arsimit pas bartjes së barrës për blerjen e librave për nxënësit te prindërit e tyre, megjithatë u shpreh se “grevë nuk do të ketë”.

Për atë që MAShT-i hoqi dori nga praktika e mirëetabluar dhe funksionale e shpërndarjes së librave nëpër shkolla, dhe vendimit për ndarjen e mjeteve të subvencionimit për nxënësit e klasës 1-5 me nga 80 euro, dhe për rrëmujën që ka shkaktuar në publk, Jasharaj e vlerëson si tejet problematike, për çka edhe kanë thirrur takim me kryetarët e niveleve komunale të sindikatave të arsimit.

Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, tha Jasharaj për Gazetën Blic.

Ata do të raportojnë për situatën që e kemi nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Do të diskutohet edhe çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale”, tha ai.

Lajme të ngjashme