Rrëfime nga Turqia: Një qytetar thotë se hëngri insekte e piu urinën e tij për të mbijetuar nën rrënoja - NACIONALE

Rrëfime nga Turqia: Një qytetar thotë se hëngri insekte e piu urinën e tij për të mbijetuar nën rrënoja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrëfimet nga Turqia, e cila u godit nga dy tërmete të fuiqshme me maginitudë 7,7 dhe 7,6 respektivisht, vazhdojnë të ngjallin interesimin e mediave. Tashmë kanë kaluar mbi 120 orë që nga tërmeti, por kërkimi për shpëtimet po vazhdojnë.

Së fundmi janë shpëtuar dy qytetarë turq, të cilët rrëfyen për mediet turke se si mbijetuan nën rrënoja. Dy qytetarë turq në Kahmran shpjeguan pas shpëtimit në Kahramanmarash. Gyleri, një qytetar turk, theksoi se ka ngrënë insekte dhe ka pirë urinën e tij për të mbijetuar,raport NTV.

“Kam ngrënë insekte kur isha i uritur. Kam ngrënë çkado që gjeta në tokë, kishte bimë me vlera të vitaminave, përfshirë insekte. E urinova copën e veshjes që kisha hequr për të plotësuar nevojat mia për ujë. E kam mësuar në një dokumentar.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme