Rrahmani i VV-së e lavdëron “Selam Fest”-in: Organizim i shkëlqyer, i nderuar të merrja pjesë
Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka postuar disa fotografi nga edicioni i dytë i festivalit “Selam Fest”, që u organizua nga një organizatë jo qeveritare në Prizren dhe Bashkësia Islame e këtij qyteti.
Rrahmani ka treguar që mori pjesë në këtë festival që u mbajtë gjatë vikendit të kaluar.
Deputeti i VV-së shkroi se organizimi ishte i shkëlqyer.
“Ky organizim i shkëlqyer solli një festë të vërtetë të kulturës në Prizren. Shfaqjet artistike dhe tribunat frymëzuese u ndërthurën për tri ditë me radhë. Një atmosferë e harmonisë dhe respektit shkëlqeu në çdo aspekt të këtij festivali.” – shkroi ai ndër të tjera.
Ndryshe, gazeta Nacionale ka raportuar ditë më parë në lidhje me festivalin "Selam Fest", të cilin shkrim mund ta lexoni më poshtë:
