Rrahja në kuvend, reagon ambasadori francez: Duhet substancë, jo përplasje - NACIONALE

Rrahja në kuvend, reagon ambasadori francez: Duhet substancë, jo përplasje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përleshja e sotme në Kuvendin e Kosovës ia ka marrë vëmendjen edhe ambasadorit francez në Prishtinë, Olivier Guerot, i cili reagoi përmes një cicërime në Twitter duke u shprehur se “në vend të përleshjeve duhet të ketë substancë”.

Kosova që ne e duam është një demokraci e gjallërishme. Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione, substancë në vend të përleshjeve”, ka shkruar ambasadori francez.

“Skena zhgënyjese dhune”, gjithashtu i ka quajtur përleshjet fizike ndërmjet ministrave qeveritarë dhe deputetëve opozitarë të Partisë Demokratike, ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog përmes një cicërime në Twitter.

Szunyog u shpreh se Kuvendi “nuk është vend dhune” por “vend të për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike”.

Skena zhgënjyese dhune u panë sot në Kuvend (të Kosovës). Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themeli bazik i një demokracie”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të ngjashme