Rohde pajtohet me Kurtin: Të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë – Serbi të zbatohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Ohrit me Serbinë duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa.” – ka shkruar Kurti.
Dhe më këtë deklaratë të Kurtit është pajtuar Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ku ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.
“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës.” – ka shkruar Rohde në Twitter.
Fully agree - full implementation of all points of the agreement by Kosovo and Serbia is the need of the hour! https://t.co/6fJ6bP6fp5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 16, 2023
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, ani pse kjo marrëveshje nuk u nënshkru.
Reagimi i kryeministri Kurti erdhi disa ditë pas deklarimeve të bërë ditë më parë nga presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zbatimin e marrëveshjes.
Në një paraqitje për televizionin publik serb, Vuçiq ka thënë se marrëveshja do të zbatohet vetëm në disa pjesë.
Ai ka thënë se pjesët tjera të marrëveshjes nuk do të zbatohen.
“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” – ka thënë Vuçiq.
