Rohde i përgigjet akuzave të Vuçiqit, ia tërheq vërejtjen se “fjalët kanë peshë” - NACIONALE

Rohde i përgigjet akuzave të Vuçiqit, ia tërheq vërejtjen se “fjalët kanë peshë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në dhjetëra raste Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë dy-tri viteve të kaluara denonconte Gjermaninë si “mbështetësja” e veprimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me politikat e ndjekura në veri.

Madje në raste, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde-n, e quante edhe “anti-serb” ndërsa politikat gjermane në rajon i vlerësonte për “hegjemoniste”.

Ambasadorin Rohde e pyetëm për këto deklarime të Vuçiqit dhe si i përgjigjet?

Nacionale: Tash, kam një pyetje që mbase është pyetje për ambasadoren gjermane në Beograd. Presidenti i Serbisë nuk ia huq asnjë momenti duke denoncuar Gjermaninë si mbështetëse të paeukivokë të kryeministrit kosovar dhe gjithashtu ju ka veçuar juve në emër të përvetshëm, në disa raste edhe si “anti-serb” dhe denoncon Gjermaninë si “hegjom të rajonit”. Si i përgjigjeni ju këtyre akuzave Presidenti të Serbisë që shpërndahen në mediat serbe?

Rohde: Shikoni, unë s’shoh pas, por para. E di që ka shuml komente, por vetëm disa herë kundër meje. Por, unë jam ambasador në Kosovë, dhe di gjithashtu që Gjermania shpesh përgëzohet që është investitori më i madh në Serbi. Gjermania poashtu është investitori më i madh në Kosovë. Prandaj ndikimi ynë është aty, veçanërisht në Kosovës, ku marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, diaspora më e madhe në Gjermani. Nuk dua të shoh mbrapa, por përpara. Dhe, sërish, fjalët kanë peshë, por veprat edhe më shumë. Çka duam ne të shohim është përmirësime në terren.

Lajme të ngjashme