Rezultati katastrofal për të majtën në Greqi, Varoufakis akuzon lidershipin e partisë - NACIONALE

Rezultati katastrofal për të majtën në Greqi, Varoufakis akuzon lidershipin e partisë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka fituar zgjedhjet kombëtare, duke e konsideruar fitoren e madhe të partisë së tij si “tërmet politik”. Syriza në anën tjetër ka marrë një rezultat katastrofal.

Partia e tij e qendrës së djathtë “Demokracia e Re” po udhëhiqte me 41 për qind të votave, ose vetëm pesë ulëse më pak për të formuar shumicën.

Rivali i tij i qendrës së majtë, Alexis Tsipras e uroi Mitsotakisin, pasi partia e tij Syriza doli shumë keq me vetëm 20 për qind të votave.

Z. Mitsotakis u shpreh se rezultatet treguan që grekët i kishin dhënë partisë së tij një mandat të ri katër-vjeçar qeverisës.

“Populli donte një zgjedhje për Greqinë të udhëhqur nga një qeveri me shumicë dhe nga Demokracia e Re pa ndihmën e të tjerëve,” – u shpreh ai në fjalimin e fitores, raporton BBC.

Në tjetrën anë, në të majtë, lideri i MeRA25 Yanis Varoufakis nuk e fitoi asnjë ulëse në parlamentin grek dhe për një gjë të tillë akuzoi ish-bashkëpunëtorët e tij të Syrizas.

“Erdoganizimi dhe Orbanizimi i Greqisë tash është punë e kryer!” u shpreh ai, duke shtuar se kishte një “cunami të pabesueshëm të konservatorizmit” në Greqi, që kishte ndodhur.

Fitoren e Mitsotakisit, ai e quajti rezultat “më së shumti të lidershipit të Syrizas”.

Syriza, parti që kishte udhëhequr me Greqinë nga viti 2015 e deri në vitin 2019, i fitoi vetëm 71 ulëse në parlament në këto zgjedhje sipas rezultateve të deritanishme, ose 15 më pak se që i kishte pasur në vitin 2019.

Lajme të ngjashme