Rezultatet përfundimtare: Të gjitha detajet mund t’i ndiqni në këtë LINK - NACIONALE

Rezultatet përfundimtare: Të gjitha detajet mund t’i ndiqni në këtë LINK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, një muaj pas votimit.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me nëntë shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje - 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës - 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës - 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA - 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe - 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Ndërkohë, të gjitha detajet mbi shpalljen e rezultateve zgjedhore, duke përfshirë këtu edhe votat që kanë marrë kandidatët për kryeministër dhe kandidatët për deputet, mund t’i ndiqni në këtë LINK.

Lajme të ngjashme