Rexhaj sulmon pronarët e mediave që i besojnë përgjimit Simiq-Mimoza: Gazetarët ua rrahën në veri
Ndonëse shumë qartë dëgjohet bisedimi mes shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe, Arbër Rexhajn duket se i pengon besimi në këtë përgjim.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka pretenduar se “pronarët dhe kryeredaktorët harruan se gazetarët u rrahën nga strukturat ilegale në veri”, ndonëse për një çështje të tillë pati shumë reagime, si në vend, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtarë.
“Pronarët dhe kryeredaktorët e medieve i harruan gazetarët e tyre të cilët ua rrahën strukturat ilegale të Serbisë në Zveçan dhe Leposaviq. Po i besojnë 100% Slavko Simiqit dhe prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën. Mjerim medial. Respekt për ndonjë përjashtim.” – ka shkruar ai.
Megjithatë, vlen të theksohet se në bisedën Kusari-Simiq, kjo e para e pranon haptas se ka pasur komunikim me Milan Radojiçiq, të dyshuarin për disa krime si dhe personin që është në listën e zezë të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe.

