Rexha për “lajmin” e RTK-së: Jashtë çdo etike gazetareske, sulmi ndaj kolegëve i papranueshëm
Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka folur edhe një herë në lidhje me lajmin e RTK-së, ku Nacionale dhe Periskopi akuzoheshin për lidhje me Serbinë.
Në një prononcim për “Blic”-in, Rexha vlerësoi se lajmi i publikuar ishte jashtë çdo etike gazetareske.
Tutje, ai i ka dënuar thirrjet e deputetëve të VV-së për hetim, të cilat i ka cilësuar si thirrje për linçim.
“Ditët e fundit ndaj dy portaleve Kosovare janë vazhdim i asaj që qeveria e Kosovës ka bërë më shumë se tri vitet e fundit që është t’i targetojë mediat si armiq të popullit dhe për ne kjo është absolutisht e pa pranueshme publikimi i lajmit nga një medium nga Bosnja në televizionin qendror të lajmeve në RTK, është jashtë çdo etike gazetareske dhe të publikohet një lajm u cili sulmon kolegët është e papranueshme dhe ne I dënojmë thirrjet e deputetëve të VV-së që në fakt kanë bërë thirrje ti linçojnë këto dy portale dhe gazetarët që punojnë në to, këto thirrje janë të rrezikshme dhe ne edhe një here bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës, qeverisë Kurti, Lëvizjes Vetëvendosje që të mos angazhohen në fushata denigruese dhe fyese kundër gazetarëve” – theksoi ai.