Reshitaj reagon ndaj Gjinovcit: Unë kurrë pro plagjiatures, a keni seriozisht ju?
Deputetja e Grupit parlamentar të AAK-së, Albena Reshitaj, i ka reguar aktivistit Rron Gjinovci duke thënë se ajo nuk e ka përkrahur “kurrë” plagjiaturën.
Reagimi i Reshitaj vjen pasi Gjinovci e akuzoi atë se po e përkrah plagjiaturë.
Reshitaj ka drejtuar pyetje ndaj Gjinovci se a janë duke vepruar me seriozitet në luftimin e plagjiaturës.
Reagimi i Reshitaj:
Rron Gjinovci. Une kurre Pro Plagjiatures!
Po ju sa jeni serioz per kete çeshtje dhe a jeni duke vepru me sinqeritet ne luftim te kesaj dukurie.
Eshte e veretet une jam viktime vet e Plagjiatures dhe nga te paktat hulumtuese shkencore aso kohe qe kam pas guxim intelektual me reagu e me denoncu plagjiaturen. Dhe kam besu edhe tek ju si oraganizate. Skam qene politikane are kohe. Tregoni sa jeni marre seriozisht me rastin dhe pse nuk i keni shkuar deri ne fund. Kam luftuar e vetme deri sa jane korruptuar edhe prokuror e avokat per me mbyll rastin.
A me keni pyet ndonjehere?!
Kete e kam shqetesimin tim sot dhe kete kerkova me e dit.
Per mua asht me rendesi shteti me verpu ne kete drejtim e me seriozitet!
