Gjinovci: Deputetja Reshitaj dikur ankohej në ORCA për plagjiaturë, sot avokon pro saj
Rron Gjinovci, analist e moderator, ka shkruar një status të shkurtër. Por në statusin të gjatë një fjali, ai ka bërë një akuzë pak të rëndë në drejtim të një deputeteje të Kuvendit të Kosovës.
Gjinovci ka thënë se deputetja Albena Reshitaj, deputete nga radhët e AAK-së, dikur ankohet në ORCA për plagjiturë, teksa sot “avokon pro plagjiturës”.
“Deputetja Albena Reshitaj që dikur vinte e ankohej në ORCA, tash po avokon pro plagjiaturës”,- shkroi Gjinovci në profilin e tij në Facebook.
Nuk dihet për çka saktësisht e ka fjalën z.Gjinovci, pasi deputetja Reshitaj në profilin e saj në nuk ka shkruar asgjë në lidhje me plagjituarën sot e as dje. Madje postimi i fundit e Reshitaj është një diskutim i saj për projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Megjithatë, ajo mund të ketë folur në Komisionin për Arsim që u mblodh sot, pjesë e të cilit është.
Kujtojmë që Reshitaj është ligjëruese në Departamentin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.