“Rend dhe ligj”, ministri Sveçla njofton se janë hapur për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak.
Sveçla ka njoftuar se janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.” – ka thënë Sveçla.
Në fund ai ka shkruar “rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.”